Shoqata e Psikologëve të Kosovës ka reaguar duke u shprehur e pakënaqur për konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë për pranimin e 1 mijë e 116 profesionistëve shëndetësor për kujdesin e shëndetit fizik dhe mos-përfshirjen e asnjë psikologu klinik në këtë konkurs, ku sipas tyre kështu nuk po mendohet fare për shëndetin mendor të popullatës.
Sipas tyre, edhe kësaj radhe psikologët klinik nuk u futen në konkursin e angazhimit me pagesë, ku sipas tyre dëshmon për mungesën e gatishmërisë që këtij profesioni t’i jepet rëndësia e duhur dhe vendi që meriton.
“Psikologët kanë dëshmuar se kanë qenë çelësi në menaxhimin e shëndetit mendor gjatë tërë kohës pa asnjë kompensim nga ana e institucioneve dhe ndoshta është pikërisht ky humanizmi që psikologët kanë në zemër që e shtyjnë Ministrinë e Shëndetësisë të mendojë se psikologët klinik nuk janë të nevojshëm ngase ata ofrojnë shërbime “pa pagesë””, thuhet në reagimin e Shoqatës së Psikologëve.
Tutje, Shoqata e Psikologëve të Kosovës, i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që me një konkurs shtesë të rishikojë mundësinë e angazhimit të psikologëve klinik nëpër institucione, sepse sipas tyre roli i psikologëve në menaxhimin e shëndetit mendor të popullatës të prekur me COVID-19 ka qenë jetik gjatë viti dhe sipas të dhënave tre deri në katër persona nga 10 të prekur me COVID-19 shfaqin çrregullime të ndryshime psikologjike./arbresh.info/
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...