Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, bashkë me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku – Bërdyna, dhe drejtorin ekzekutiv nga Teach For Kosova, Egzon Gashi, kanë nënshkruar një zotim bashkëpunimi, me qëllim të rekrutimit dhe angazhimit të një force kolektive të udhëheqësve nga Kosova dhe Diaspora, të cilët do të kontribuojnë në arsimin parauniversitar të Kosovës.
Ky zotim bashkëpunimi ka për qëllim rekrutimin e kandidatëve në përputhje me nevojat dhe mungesat e kuadrove në drejtoritë komunale të arsimit.
Pjesë e rekrutimit do të jenë të rinj të diplomuar me arritje të larta akademike, individë të përkushtuar, si dhe kompetentë për të dhënë mësim për një periudhë dyvjeçare.
Po ashtu, qëllimi i këtij zotimi është të lehtësojë dhe të zbatojë rekrutimin e “Fellows” të Teach For Kosova edhe nga diaspora, thuhet në komunikatën për media.
Zëvendësministrja Gashi e ka vlerësuar hap shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij zotim bashkëpunimi, përmes të cilit synohet shtimi i kapaciteteve të të rinjve të kualifikuar dhe profesionistë, duke përfshirë ata nga diaspora.
Ajo tha se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë urë lidhëse ndërmjet Teach For Kosova dhe ambasadave jashtë vendit për komunikim me diasporën, të cilat do të kenë aktivitete të shtuara, me qëllim të informimit të të rinjve për “Fellowship”.
Njëherësh ftohen sa më shumë të rinj të kualifikuar, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në Republikën e Kosovës, të bëhen pjesë e këtij programi, që synon të krijojë një ambient edukativ-arsimor sa më gjithëpërfshirës dhe cilësor.
Ky zotim bashkëpunimi, i nënshkruar ndërmjet MPJD-së, MASHT-it dhe TFK-së, do të konkretizohet me Memorandum të Mirëkuptimit, përmes të cilit do të përcaktohen hapat, detyrat dhe kontributi i secilës palë, në mënyrë që të ketë një implementim sa më të suksesshëm të objektivave të këtij bashkëpunimi./arbresh.info/




Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...