Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala priti në takim, nënkryetarin e komunës së Skenderajt Fadil Nura, me të cilin nënshkruan Memorandumin për përkrahje nga MMPH-ja për tri projekte me interes për banorët e komunës së Skenderajt, projekte këto të cilat kanë të bëjnë me kanalizime në territorin e kësaj komune.
Rregullimi i kanalizimit fekal në Skenderaj’- vlera 10 mijë euro, kanalizimi Prekaz-Mikushnicë-vlera 500 mijë euro, dhe ndërtimi i kanalizimit në fshatin Runik’-aneks marrëveshje, vlera 200 mijë euro.
Ministri Shala e sugjeroi nënkryetarin Nura se pas nënshkrimit të këtij Memorandumi le të fillohet menjëherë me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtyre projekteve kapitale për banorët e kësaj komune.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...