Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala në vazhdën e përkrahjes së komunave në nivelin qendrorë, nënshkroi marrëveshjet për bashkëfinancimin e disa projekteve edhe me komunat e Vushtrrisë dhe Shtimes.
Sipas Marrëveshjes me Kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku, MMPH do të investoj në ketë komunë 250,000.00 euro në projektin: “Rregullimi i Kanalizimit në Fshatrat Galice- Dobovc-Beqiq dhe Instalimin e Gypit Kryesor të Kanalizimit në Vushtrri”.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të kësaj ministrie, në Shtime do të investohen 200 mijë në projektin: “Zgjerimi dhe Pastrimi i Lumit Caraleve-Shtime dhe Mollopolc- Petrov-Shtime-Vojnoc”, sipas marrëveshjes së nënshkruar me kryetarin e kësaj komune, Naim Ismaili, transmeton Klan Kosova.
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...