Zëvendësministër i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Jeton Raka, ka bërë të ditur se ministria e ka dënuar Komunë e Pjesës me 12 mijë euro për shkak të ndotjes së mjedisit.
Vendimi vjen pasi kjo drejtori dyshohet se ka kontraktuar një ndërmarrje private për hapjen e një trase për shtrirjen e gypave të furnizimit me ujë pa lejen e nevojshme mjedisore nga MMPHI.
Postimi i plotë:
Zero tolerancë ndaj secilit që e shkel ligjin
Dëmtimi i zonës së mbrojtur, ndotja e mjedisit, shkatërrimi i natyrës dhe pronës publike nuk është më e mundur.
Në kuadër të këtyre parimeve, bazuar në nenin 56 paragrafi 2.2 dhe neni 30, paragrafi 1,3 i Ligjit Nr.05/L-087 për Kundërvajtje, kemi shqiptuar gjobën ndaj
Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Pejë, si dhe ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri.
Kjo gjobë është shqiptuar për shkak të shkeljes flagrante që është bërë në zonën e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, konkretisht tek Gryka e Shushicës, ku në këtë zonë Inspektoriati i Mjedisit (MMPHI), ka evidentuar ndërhyrjet ilegale në zonën e mbrojtur si gërmime të masës shkëmbore dhe dëmtim i biodiversitetit – vegjetacionit, e po ashtu kanë shkaktuar pengim normal të rrjedhës së ujit.
Bashkëngjitur në vijim mund t’i gjeni dënimet dhe arsyetimet./Arbresh.info
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës