Njoftohen të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.
Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:
-Akademia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë;
-Akademia Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë;
-Akademia Ushtarake e Republikës së Maqedonisë Veriore.
Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 02.05.2023 deri më 15.05.2023.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.
Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së.
Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email: [email protected].
Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike./Arbresh.info/

Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...