Ministria e Mbrojtjes nesër do të organizojë konferencë me temën “Qëndrueshmëria Kombëtare – Sfidat dhe Rruga Përpara”.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë liderët shtetërorë, dhe do të zhvillohet nga ora 10:00.
Temat që do të trajtohen janë: mbrojtja gjithëpërfshirëse, siguria e zinxhirit të furnizimit, qëndrueshmëria ushtarake dhe rezistenca kibernetike.
“Qëllimi i kësaj konference është të eksplorojë strategji inovative, të ndajë praktikat më të mira dhe të forcojë bashkëpunimin në përballimin e sfidave të përbashkëta. Gjithashtu, kjo konferencë synon të nxisë dialogun dhe të ndërtojë ura mes perspektivave të ndryshme për të identifikuar rrugët më efektive drejt rritjes së qëndrueshmërisë kombëtare në të gjitha dimensionet e saj: të sigurisë, ekonomike, sociale, mjedisore dhe institucionale”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
Pjesëmarrja juaj do të kontribuojë në mbulimin dhe promovimin e iniciativave që ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi sfidat e qëndrueshmërisë kombëtare./Arbresh.info/
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...