Ministria e Mbrojtjes ka uruar të gjitha pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, nënat dhe gratë në përgjithësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars.
Në këtë ditë, Ministria e Mbrojtjes kujton rolin e jashtëzakonshëm të nënës në jetën e çdo individi dhe thekson përpjekjet e vazhdueshme për barazi gjinore, si dhe sukseset historike që gratë kanë arritur.
sipas njoftimit thuhet se, Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që gjatë katërvjeçarit të ardhshëm të ngritë numrin e pjesëtareve gra në ushtri në 1000, dhe përtej përqindjes së pjesëmarrjes të garantoj ngritje profesionale për secilin pjesëtar të FSK-së, qoftë grua apo burrë.
“Implementimi i politikave demokratike të bazuara në meritokraci dhe mbikqyrjen civile kanë për qëllim të përkrahin avancimin akademik e profesional të gruas në ushtri ashtu që kurrë të mos diskriminohen. Vetëm duke punuar të gjithë së bashku mund të përmbushim objektivat tona për shtet të sigurt, shtet të së drejtës e barazisë”, thuhet në mjoftim./Arbresh.info
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...