Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar një aksion për dhurimin e gjakut në Kazermën “Adem Jashari”.
Drejtori i departamentit të mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes, Kolonel Xhevdet Tahiri ka thënë se ky është aksioni i parë i dhurimit të gjakut që nga shndërrimit i FSK-së në Ushtri, raporton arbresh.info.

“Mbi 50 pjesëtarë kanë dhuruar gjak, tashmë ky aksion që realizohet në institucionin tonë është tradicional dhe realizohet dy herë në vit që bëhet në këtë periudhë dhe në gusht. Ky është aksioni i parë i dhurimit vullnetar të gjakut që FSK e realizon pas ndërrimit të misionit që i ka marrë detyrat e reja ushtarake”, tha ai.
Kujtojmë se Forcat e Sigurisë ndryshuan mision më 14 dhjetor kur edhe në mënyrë unanime u votuan projektligjet në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info/
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...
Dy të kërkuar ekstradohen brenda 48 orëve