Ministria e Mbrojtjes ka dal me një sqarim për publikun me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.
Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se disa media kanë shpërndarë lajme të pavërteta dhe kanë shkaktuar shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, shkruan Arbresh.info
Tutje në reagimin e tyre thuhet se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së). I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së.
Reagimi i plotë:
Me rastin e vdekjes aksidentale dhe tragjike të shërbyesit civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, z.Liman Musliu, disa media në nguti shpërndanë lajme të mbushura me të pavërteta, që shkaktuan indinjatë tek qytetarët karshi FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Me këtë rast, këto media dhe portale shfrytëzuan rastin të akuzojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, për pagesa të ulëta të pjesëtarëve të FSK-së, e që gjoja sipas tyre, i ndjeri, z.Musliu, ka qenë i detyruar të punojë punë shtesë pas orarit, për të siguruar ekzistencën e tij dhe të familjes.
Gjithashtu, në disa raste tjera është aluduar se i ndjeri vdiq në vendin e punës, pa cekur se ku konkretisht, e që gjithashtu shkakton paqartësi lidhur me vendin se ku ka vdekur.
Këto media shfrytëzuan këtë fatkeqësi për keqinformim të qytetarëve, me lajme të njëanshme dhe qëllimkëqija.
Me qëllim të sqarimit dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, bëjmë me dije se zyrtari Liman Musliu, me kontratë të FSK-së, ka qenë zyrtar civil, me nivelin A1 (koeficienti 5.2 dhe shtesat tranzitore në pagë për shërbyesit civilë të MM-së).
I njëjti ka qenë edhe përfitues i pensionit invalidor të UÇK-së, si dhe pensionit të TMK-së. I ndjeri nuk ishte pjesëtar i uniformuar i FSK-së.
FSK dhe MM nuk kanë asnjë kompetencë dhe asnjë ndalesë se si pjesëtari i FSK-së, apo zyrtari civil e kalon pjesën tjetër të ditës, pas orarit të rregullt të punës, apo fundjavat.
Në rastin konkret të nëpunësit Liman Musliu, marrëdhënia e punës e tij në FSK, si nëpunës civil nuk ndërlidhet me asnjërin kufizim të paraqitur në nenin 18 të Ligjit Nr. 06/L -011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik./Arbresh.info/
Mbi tre të katërtat e sipërfaqes së tokës po thahet përgjith...
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e...
Arrestohet një person i dyshuar për vrasjen e drejtuesit të ...
Sttutgarti ankohet për pritjen në Serbi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Sirinë pas...
Xheneta shkon në nominim të përhershëm për shkak të ofendime...