Ministria e Infrastrukturës ka hap sot tenderin për ndriçimin me teknologji të mençur smart të dy autostradave kryesore në vend “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.
Për këtë tender ministria i ka paraparë 4.4 milionë euro për ndriçimin me teknologji të mençur (smart) të dy autostradave kryesore në vend: “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.
Njoftimi për këtë projekt është publikuar përmes platformës E-prokurimi, ku është hapur edhe thirrja për tender. Sipas dokumenteve të publikuara, afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 18 korrik 2025.
Ky investim pritet të përmirësojë sigurinë dhe efikasitetin e qarkullimit në këto dy korridore të rëndësishme rrugore, përmes instalimit të ndriçimit të automatizuar dhe teknologjisë moderne të kontrollit të energjisë.
Ndryshe, ndërtimi i dy autostradave – “Ibrahim Rugova” (R7) që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe “Arbën Xhaferi” (R6) që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut – ka kushtuar mbi 1 miliard euro në total, duke u renditur ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të vendit në dekadën e fundit.

Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...
Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e...
Liverpool-i i frikësohet lëndimit të rëndë të Alexander Isak