Këto janë procedurat sipas Ministrisë së Financave
Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka thënë se Ministria e Financave është e obliguar të respektojë procedurat ligjore, para se të shkojë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për Punëtorët e Arsimit të viteve të 90‘ta të shekullit të kaluar.
Sipas tij, këtë çështje Ministria e Financave e ka trajtuar në kuadër të kërkesave me prioritetin më të lartë.
Kjo, ka thënë Rafuna, është bërë me qëllim e vetëm që t’i jepet mbështetje realizimit të të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Kosovës për vitet e 90-ta.
Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit të mos hyjnë në grevën e paralajmëruar për të hënën.
“Ne do të punojmë të realizojmë kërkesat e sindikalistëve. Zgjidhje do të ketë, por do të duhet kohë”, ka thënë Rafuna në një intervistë për RTK.
Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e ka kundërshtuar grevën gjithëditore, të planifikuar për 12 mars, në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, duke thënë se e konsideron atë të paarsyeshme.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...