Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 6 shkurt do të mbahet ankandi i parë për vitin 2025.
Nga ministria bëjnë të ditur se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...
Vrasja me nëntë plumba në Llapashticë të Podujevës, i akuzua...
Krasniqi: Kosova ka shumë nevojë për njerëz që dinë të bashk...
Rama publikon fotografinë e drejtorëve të rinj të komunës së...
Haxhiu përkujton martirët e Korishës: Dëshmi e rëndë e asaj ...
OVL UÇK i ndan mirënjohje Shkëlqim Hajdarit