Ministria e Ekonomisë njofton se nesër do të lansoj subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Në njoftimin për media bëhet e ditur se do të merr pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe Alessandro Bianciardi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Ngjarja do të zhvillohet nga ora 13:00, : te “Tech Park Prishtina” në Bërnicë, përcjell Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Ministria e Ekonomisë nesër do të lansoj subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Në këtë ngjarje do të flasin:
Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës
Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë
Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe
Alessandro Bianciardi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Data: E mërkurë, 22.11.2023
Ora: 13:00 – 13:30 – Fjalët hyrëse
13:30 – 14:15 – Panel me profesionistë të fushës së Efiçiencës së Energjisë
Tema: “Rëndësia e efiçiencës së energjisë për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme”
Vendi: “Tech Park Prishtina” në Bërnicë.
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit