Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje për tërmetin që goditi Kosovën pasditen e sotme.
Sipas tyre, tërmeti kishte epiqendrën në Kleçkë të Lipjanit, teksa bëhet e ditur se kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët dhe sipas tyre nuk kishte vend për panik apo shqetësim.
Njoftimi i plotë:
Tërmet me epiqendër në Kleçkë të Lipjanit
Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 13.05.2024 në ora 18:04:01 sipas kohës lokale, territori Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte në lokacionin me koordinata gjeografike: 42.500; 20.879, 30 km në jugperëndim të Prishtinës, 10 km në lindje të Malishevës, zona Kleçkë e Komunës së Lipjanit. Thellësia hipoqendrore ishte 7 km.
Tërmeti nuk kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material, për shkak të forcës se ulët, nuk kishte vend për panik apo shqetësime, njëherësh ky tërmet dëshmon për zonën që është zonë aktive, e cila në të kaluarën ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë. Bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete me magnitudë të intensitetit të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë./Arbresh.info
I vazhdohet paraburgimi Thaçit
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...