Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se me datë 4 dhe 5 shtator 2021 organizon mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës.
Ata kanë ftuar organizatat e interesuara të shoqërisë civile të jenë pjesë e monitorimit të procesit të mbajtjes së këtij provimi.
“Organizatat e interesuara për monitorim të këtij procesi, ju lutem të kontaktojnë Zyrën për Komunikim Publik në e-mail adresën [email protected] ose përmes nr. kontaktues: 038 200 18 010”, thuhet në komunikatë.
MD njofton se provimi i Jurisprudencës me shkrim, tek lënda “E Drejta Civile” do të mbahet me 4 shtator 2021 (e shtunë), me fillim nga ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.
Ndërsa tek lënda “E drejta Penale” do të mbahet me datë 5 shtator 2021 (e diele) me fillim në ora 09:00 dhe do të zgjasë 5 (pesë) orë.
Vendi i mbajtjes: Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri./arbresh.info/
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri