Ministria e Drejtësisë përmes këtij demanti, reagon ndaj Njoftimit të pavërtetë dhe keqinformues të Odës së Avokatëve lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë “MARRËVESHJA PËR NJOHJEN E SË DREJTËS SË USHTRIMIT TË PROFESIONEVE TË AVOKATIT DHE NDËRMJETËSIT NË ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE”
Nga momenti i nënshkrimit të Deklaratës së Zotimit në mbledhjen e përbashkët të të dyja qeverive në vitin e kaluar, datë 22 qershor 2023, në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë reagim apo kundërshtim nga asnjë akter për lidhjen e Marrëveshjes së tillë.
Për hirë të së vërtetës, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin e gjerë publik se Oda e Avokatëve të Kosovës është ftuar dy herë radhazi për të qenë në takimet e planifikuara me palën nga Republika e Shqipërisë. Përkundër ftesave me shkrim ( datë 2 qershor 2023) dhe atyre me telefon, përfaqësues të Odës së Avokatëve të Kosovës, nuk kishin marrë pjesë në takimet e tilla punuese./Arbresh./info/
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...