Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike ka njoftuar se bashkatdhetarë të shumtë kanë qenë prezentë në Francë, Suedi, Zvicër, Kroaci, Turqi në konsultimet publike të organizuara nga kjo ministri për Projektligjin e Diasporës.
“Këto konsultime publike, ku të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës me ftesë të Ministrisë nga partitë në pushtet dhe ato opozitare, kanë për qëllim dëgjimin e sugjerimeve të bashkatdhetarëve tanë për Projektligjin e Diasporës, i cili planifikohet të miratohet deri në fund të këtij viti dhe ka për qëllim të rregullojë edhe më mirë marrëdhënien ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe diasporës sonë.
Gjatë konsultimeve publike janë shtruar një numër i madh i çështjeve, si: kartoni i gjelbër, mësimi i gjuhës shqipe, siguria e investimeve, funksionimi i qendrave kulturore, të gjitha këto të parapara në Ligjin e ri të Diasporës. Pas përfundimit të procesit të konsultimeve, këto komente do të diskutohen për të gjetur vend në ligjin e ri, i cili do të procedohet në Qeveri në fillim të muajit dhjetor dhe, më pas, edhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim final”, thuhet në njoftimin për media.
Në vazhdën e konsultimeve, MDIS-i, në bashkëpunim të ngushtë me misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, do t’i organizojë takimet me bashkatdhetarët në Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali, Mbretëri të Bashkuar dhe ShBA.
Për mbajtjen e këtyre takimeve, luten bashkatdhetarët që të drejtohen tek Ambasadat/Konsullatat në shtetet respektive apo në faqen zyrtare të MDIS-it.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...