Një ditë më parë spitalet rajonale kanë deklaruar se kanë mungesa të oksigjenit. Këtë informatë e ka adresuar dje edhe nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli se Spitali i Gjilanit është duke u përballur me mungesë oksigjeni.
Madje njoftimi i kësaj komune thoshte se Spitali i Gjilanit ka nevojë emergjente për furnizim me oksigjen.
“Spitali i Përgjithshëm ka nevojë emergjente të furnizimit me oksigjen, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë për ta zgjidhur këtë problem”, thuhej në njoftim.
Ndërkaq, në grupet të ndryshme në Facebook ka pasur qytetarë që kanë kërkuar oksigjen për të afërmit e tyre. Një kërkesë e tillë ka ndodh për në Spitalin e Gjakovës.
Por, lidhur me mungesën e oksigjenit në Gjakovë është deklaruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai në RTV Dukagjini i quajti të pavërteta lajmet se në Spitalin e Gjakovës ka mungesë oksigjeni.
Zemaj ka thënë se po shpërndahen gënjeshtra në mënyrë që të frikësohen qytetarët, transmeton Telegrafi.
“… Mungesa ka pasur në vazhdimësi, por furnizimet janë të rregullta. Nuk ka ndonjë shqetësim. Nuk është e vërtetë është gënjeshtër, këto gënjeshtra në kohë pandemie janë shkelje e ligjit. Po shfrytëzojnë situatën për të shpërndarë panik. Është e turpshme të shpërndahen dezinformuar të tilla”, pohoi Zemaj.
Zemaj theksoi se masat e reja kufizuese kanë dhënë rezultate.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...