Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.
Në këtë takim Ministri Zemaj e ka njoftuar Ambasadoren Barishiq me mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.
Ai tha se Ministria ka ngritur si kapacitetet spitalore ashtu edhe ato njerëzore me qëllim të ballafaqimit me këtë emergjencë të shëndetit publik dhe se në këtë përballje, ai ka falënderuar shtetin e Kroacisë që gjatë kryesimit të BE-së, Kosova ka qenë pjesë e kontributeve që Bashkimi Evropian ka ndarë për shtete ndryshme në përgjigje ndaj Covid-19, përfshirë edhe Kosovën.
Ambasadorja Barishiq vlerësoi se Kosova ka treguar angazhim të madh në menaxhimin e situatës me Covid-19 dhe theksoi faktin se është shumë me rëndësi që qytetarët e Kosovës t’i zbatojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës
Nga ekspresoja mbi 60% te vullnetarët, Kurti e nis fushatën
Merz telefonon Trump: Irani s’duhet të ketë armë bërthamore ...
Tre të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamionete në...
Parandalohet futja e paligjshme e 200 kg mish dyneri në Koso...
Kreu i KQZ-së zotohet për proces profesional zgjedhor
LDK garon me numrin 113, Abdixhiku: Numër i bashkimit dhe ri...