Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti sot në takim zëvendësambasadoren e Francës në Kosovë, Carole Blestel-Feffer me të cilën diskutuan për procesin e liberalizimit të vizave.
Në këtë takim me theks të veçantë u bisedua që avancohet më tutje rreth bisedimeve që janë zhvilluar mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron në takimin e Parisit për procesin e liberalizimit të vizave.
Po ashtu janë diskutuar propozime dhe modalitete për mënyrën se si do të vazhdohet të dialogohet më tutje mes dy vendeve dhe për formatet e delegacioneve, me qëllim që të ketë avancim të mëtejmë të këtij procesi jetik për qytetarët e Kosovës.
Të dy palët vlerësuan se ky proces është shumë i nevojshëm që të vazhdohet me një dinamizëm të shtuar dhe për këtë ministri Veliu premtoi se Ministria e Punëve të Brendshme është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që dalin nga ky proces.
Në këtë takim u diskutua edhe për menaxhimin e situatës me COVID 19 dhe për angazhimin e të dy vendeve në luftimin e këtij virusi që ka përfshitë të gjithë botën.


Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...