Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, priti në takim Shefin e Misionit të EULEX në Kosovë, z. Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim, ministri Veliu falënderoi misionin e EULEX-it për kontributin që e kanë dhënë në sundimin e rendit dhe ligjit, duke theksuar se në kuadër të kompetencave që ka ky mision, MPBAP do të ofrojë bashkëpunimin e ngushtë të institucioneve të sigurisë në Kosovë në koordinimin e veprimeve të përbashkëta me këtë mision.
Ministri Veliu theksoi se në bashkëpunim me misionin e EULEX-it dhe partnerët tanë do të diskutojnë shpejt çështjen e strategjive kundër terrorizmit, ekstremizmit dhe menaxhimin e kufijve të integruar dhe çështje tjera me rëndësi që do ta përmirësojnë sistemin.
Ndërsa në anën tjetër z. Wigemark tha se Misioni EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës, dhe gjithashtu është i kënaqur me gatishmërinë e ministrit Veliu për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...