Me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla homologu turk, Hakan Fidan do të vizitoj të premten (6 shtator) Kosovën.
Sipas mediave turke, vizita e Fidan në Kosovë synon të forcojë dhe thellojë më tej marrëdhëniet tashmë të forta mes dy vendeve, transmeton Arbresh.info.
Fidani do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe gjeneralmajor Ozkan Ulutas nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR).
Diskutimet do të mbulojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, çështjet rajonale dhe çështjet e sigurisë, me fokus të veçantë në luftimin e FETO-s, grupit terrorist që qëndron pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 në Turqi.
Fidan pritet të theksojë pritshmërinë e Turqisë që Kosova të forcojë bashkëpunimin e saj.
Gjithashtu do të ketë përpjekje për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë turke në Kosovë dhe është planifikuar takimi i parë i Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.
Kryediplomati turk pritet të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën, zona me një popullsi të konsiderueshme turke dhe të takohet me Fikrim Damkën, kreun e Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe anëtarë të tjerë të komunitetit turk./Arbresh.info
Osmani: Kosova e para në rajon për demokraci e sundim të lig...
Apple shet tre modelet e iPhone
Aksident i rëndë në Gostivar, vdesin dy persona
Trump: Nuk do të debatoj më me Harris
Dashuria për veten dhe narcizmi: Si të dallojmë kufirin
Shfaqen anijet naziste të Luftës së 2-të Botërore në lumin D...