Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri sot është takuar me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutuan për prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.
Tahiri e falënderoi ambasadorin Markusz për bashkëpunimin e deritashëm, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e integrimeve evropiane me Republikën e Hungarisë.
Me këtë rast, si shprehu konsideratë të lartë dhe mikpritje për vizitën e Ministrit të Drejtësisë së Hungarisë gjatë muajit nëntor të këtij viti.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi