Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot në një takim kryetarin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës , Arben Lila, me të i cilin bisedoi rreth zhvillimeve në këtë federatë dhe me punët që po bën MKRS-ja për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sportit të Kosovës, në planin infrastrukturor, legjislativ dhe në fushën e subvencionimeve.
Ministri Shala dhe kryetari Lila biseduan veçmas për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo federatë, me programin që ka për sivjet, dhe me përpjekjet që po bëhen për masovizimin e këtij sporti të rëndësishëm për Kosovën.
Ministri Shala e përgëzoi Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës për punën dhe sukseset që kanë arritur gjer me tani, dhe u premtoi përkrahje e mbështetje në zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti.
Kryetari i FBAK-ut, Arben Lila e njoftoi ministrin Shala për aktivitetet e deritashme dhe veçanërisht me synimet që ka kjo federatë. Ai po ashtu e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe u shpreh se po punohet për masivizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...