Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka ndryshuar sot Udhëzimin Administrativ për vendosjen e flamujve, ndryshim ky i cili nuk lejon më që produktet që shiten nëpër markete t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës (ka raste kur flamuri i origjinës është përcaktuar në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt).
Kjo ka ardhur pas ankesave nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës, sepse ka pasur paqartësi tek origjina e produktit dhe vendosja e flamujve pranë produktit. Ky plotësim ndryshim i Udhëzimit Administrativ u bë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit./arbresh.info
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”