Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq tha sot duke folur për kërkesën e Kosovës për pranim në Interpol, se Beogradi nuk është duke luftuar vetëm institucionet e Prishtinës, por që rivalët janë vende të mëdha perëndimore që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe po lobojnë për pranimin e saj në Interpol.
Stefanoviq ka thënë për RTS-në se detyra e Beogradit është të kontaktojë ministrat e brendshëm të shteteve tjera që janë anëtarë në Asamblenë e Interpolit dhe të paraqesin argumente kundër pranimit të Kosovës.
Ai kujtoi Rezolutën 1244 dhe se sipas tij pozita e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit ishte që vetëm shtetet anëtare dhe vëzhguesit e OKB-s mund të ishin anëtarë të këtyre organizatave.
Stefanoviq gjithashtu theksoi se Prishtina tashmë ka kontakt me Interpolin përmes UNMIK-ut dhe se kërkesa e tyre për anëtarësim është një përpjekje për të treguar ndikim, së bashku me aleatë të fuqishëm dhe për të ndërmarrë një hap tjetër drejt njohjes, përcjell lajmi.net.
Ministri serb tha po ashtu se Serbia do të luftojë deri në ditën e votimit dhe se do të bëjë gjithçka që të bindë të tjerët se pranimi i Kosovës do të ishte keq për Interpolin dhe se kjo do të thotë politizim i organizatës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit