Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në Forumin Ministror ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për punë të drejtësisë të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve së Republikës Federale të Gjermanisë Christine Lambrecht.
Në këtë Forum, është diskutuar për ndikimin e pandemisë COVID-19 në sistemin e drejtësisë dhe të drejtat themelore, përdorimi i teknologjisë së komunikimit në distancë (video-konferencë) dhe qasja në drejtësi në epokën digjitale, si dhe sundimi i ligjit dhe reformat gjyqësore.
Gjatë këtij Forumi, ministri Selimi tha se Pandemia COVID-19, ka ndikuar edhe në qasjen fizike në drejtësi por sipas tij, është siguruar që masat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës të mos sjellin kufizime dhe bllokim të punës në sistemin e drejtësisë.
Njëra nga këto masa sipas ministrit Selimi, është mbajtja e seancave gjyqësore duke përdorur teknologjitë e komunikimit në distancë, të cilën e kanë praktikuar edhe disa prej gjykatave në Kosovë.
Të bashkangjitur gjeni fjalimin e ministrit Selimi./arbresh.info
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...
BE planifikon rregullore të re për mediet sociale dhe mbrojt...
Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike ...
Nis sonte Eurovision 2026, Shqipëria garon të enjten me Alis