Ministri Selimi: Do ndihmojmë në ngritjen e efikasitetit të transparencës në Këshillin Prokurorial

13:49 | 10 Qershor 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka vizituar Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ç ‘rast është takuar me kryesuesin e KPK-së, Bahri Hyseni, transmeton arbresh.info.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi dhe Kryesuesi i KPK-së, z. Hyseni kanë diskutuar për ngritjen e efikasitetit të punës dhe transparencën në sistemin prokurorial të Kosovës si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me buxhetin.

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë do të ofrojë mbështetje për të gjitha proceset në të cilat po kalon sistemi prokurorial, në mënyrë që sipas tij, së bashku ta fuqizojnë sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, falënderoi Ministrin Selimi për vizitën dhe më pas e njoftoi për punët e deritashme, sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet sistemi prokurorial në Kosovë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka vizituar Këshillin Prokurorial të Kosovës, me ç ‘rast është takuar me kryesuesin e KPK-së, Bahri Hyseni.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi dhe Kryesuesi i KPK-së, z. Hyseni kanë diskutuar për ngritjen e efikasitetit të punës dhe transparencën në sistemin prokurorial të Kosovës si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me buxhetin.

Ministri Selimi tha se Ministria e Drejtësisë do të ofrojë mbështetje për të gjitha proceset në të cilat po kalon sistemi prokurorial, në mënyrë që sipas tij, së bashku ta fuqizojnë sundimin e ligjit në Kosovë.

Ndërsa kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, falënderoi Ministrin Selimi për vizitën dhe më pas e njoftoi për punët e deritashme, sfidat dhe prioritetet me të cilat përballet sistemi prokurorial në Kosovë./arbresh.info/

 

Lajmet më të lexuara