Sot është mbajtur takimi i Këshillit Ministror për Integrim Evropian, shkruan arbresh.info
I pranishëm ishte edhe ministri i brendshëm Flamur Sefaj, ku ka prezantuar rezultatet e kësaj ministrie në zbatimin e obligimeve nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA).
“Infrastruktura e pikave të kalimit kufitar është duke avancuar në vazhdimësi. Kanë filluar punimet për ndërtimin e pikës së përhershme të Kalimit Kufitar në Merdare, ndërsa janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve në pikat e kalimit kufitar në Bërnjak dhe Mutivodë”, theksoi ministri Sefaj.
Ministri Sefaj ka vënë në pah se sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të kufirit, deri me tani janë nënshkruar 23 Marrëveshje dhe Protokolle për Bashkëpunim Policor. Ndërsa janë nënshkruar 12 marrëveshje për bashkëpunim doganor.
Ministri Sefaj tha se po ashtu është nënshkruar Protokolli për themelimin e Qendrës Trelaterale Policore në Plavë në mes të Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi./arbresh.info/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës