Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi po marrin pjesë në Konferencën e Këshillit Ndërkombëtar për Standardet Rajonale për prodhimet bujqësore, me temën “Jo organizmave të modifikuar gjenetikisht, rajoni i Danubit dhe koordinimi etiketues”, që po mbahet në Vjenë të Austrisë.
Rikalo, gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, ka prezantuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka paraqitur edhe qëndrimet e Kosovës rreth çështjes së Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht(OMGJ).
Ai theksoi se Kosova tashmë e ka hartuar projektligjin rreth OMGJ-ve, por do të presë që atë ta miratojë pasi të jenë finalizuar direktivat e fundit të Bashkimit Evropian, por edhe të ndjekë praktikat më të mira evropiane për këtë.
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet short për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona pë...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër