Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka dalë para ish pjesëtarëve të TMK-së, të cilët kanë shkuar pa paralajmërim në objektin e kësaj ministrie për të kërkuar sqarime sa i përket ndaljes së njërit pension.
Reçica me këtë rast iu ka thënë se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se janë bërë shkelje ligjore për këto pensione.
Ai ka sqaruar se është kërkuar që të bëhet një komision shtetëror dhe në momentin që ky komision del me rekomandim se ka pas shkelje, do iu lëshohen pensionet e tyre menjëherë.
“Unë jam me juve, kurrë krenaria për juve s’ka me u largu. Sapo kam ardhur në këtë detyrë jam ballafaquar me situata të ndryshme për realizimin kërkesave tuaja. Mu ka dashtë vetëm 1 muaj që t’i shfuqizojë vendimet që kanë qenë në dëm të juaj. Ne e kemi obligim moral dhe jam krenar për këtë dhe po bëjmë punën që të drejtat e juaja me ligj të mos i cenojë askush. Ne kemi bërë një pezullim, deri të sqarohet kjo situatë. Kam kontaktuar auditorin dhe kemi kërkuar që të krijohet një komision shtetëror për t’u shikuar a është bërë shkelje në ndaljen e pensionit që i është bërë juve. E di që ka shkaktuar vështirësi, e kuptoj shumë mirë edhe unë jam rritur sikur ju me brenga. Ky komision i cili është kërkuar të krijohet, në momentin e parë që del me rekomandimin se në mënyrë të paligjshme këto pensione, ne do i lëshojmë pensionet tuaja”, ka thënë Reçica.
Nga homazhet në Prekaz te takimi me sportistet – agjenda e p...
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...