Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, sot ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës – SPSPK, Jusuf Azemi, me të cilin ka bashkëbiseduar lidhur me gjendjen aktuale në sektorin privat, veçmas në këtë periudhë pandemike.
Ministri Reçica dhe kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi, kanë diskutuar për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në funksion të realizimit të misionit të përbashkët.
Ministri Reçica, theksoi se, roli i kësaj sindikate, po aq sa edhe i sindikatave tjera me të cilat MPMS bashkëpunon, është tejet i rëndësishëm për jetësimin e prioriteteve dhe planit legjislativ të ministrisë./arbresh.info/

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...