Sot gjatë ditës Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Domanek të Drenasit ku u prit nga bujqit e këtij fshati shumica e të cilëve veçse ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre bujqësor.
Në komunikatën për media thuhet se Ministri i BPZhR-së, Faton Peci i njoftoi se procesi i vlerësimit të aplikacioneve për Programin për Pagesa Direkte për këtë vit është drejt përfundimit dhe se nga java e ardhshme do të bëhen të ditur edhe përfituesit në kuadër të këtij programi.
“Bujq të tillë, të vyer ka në të gjithë Kosovën, e unë si Ministër do të vazhdoj që të punoj në të mirë të sektorit të bujqësisë, duke i trajtuar këta bujq me dinjitet ashtu siç edhe e meritojnë”, u shpreh pas këtyre vizitave Ministri Peci.
Familjet të cilat i vizitoi Ministri Peci kultivonin lloje të ndryshme të kulturave bujqësore, secila më me potencial se tjetra, siç janë: grurë, misër, lajthi, gështenja, arra, etj. për të cilat Ministri premtoi se do të vazhdojmë t’i përkrahim.
Ndërsa, nga ana tjetër bujqit nga fshati Domanek e njoftuan Ministrin se falë rritjes së mbështetjes financiare përmes Programit për Pagesa Direkte, do të dyfishojnë sipërfaqet me të mbjellat vjeshtore e pranverore./arbresh.info/




56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit