Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë homazhe te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se përulen me nderim para vizionit dhe vendosmërisë së tij të palëkundur për të mos lejuar ndarjen e Kosovës apo pranim të zgjidhjeve të imponuara që binin ndesh me vullnetin e popullit tone, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, përulemi me nderim para vizionit dhe vendosmërisë së tij të palëkundur për të mos lejuar ndarjen e Kosovës apo pranim të zgjidhjeve të imponuara që binin ndesh me vullnetin e popullit tonë.”, ka shkruar ai.
Peci tha se Rugova qëndroi i palëkundur kundër presioneve që synonin të fusnin Kosovën në korniza të rrezikshme, siç ishte rasti i Samitit të Kretës.
“Ai refuzoi kategorikisht të pranonte lojërat e autonomisë, duke mbrojtur bindjen se Kosova duhet të jetë një shtet sovran në të gjithë territorin e saj dhe se Kosova e Pavarur ishte vetëvetiu kompromis historik duke mos harruar atdheun shqiptar në tërësinë e tij.”, u shpreh Peci.
“Përkushtimi dhe integriteti i Ibrahim Rugovës mbeten model frymëzimi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Hamza nga Prishtina: Me besim, energji dhe dashuri të madhe ...
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo