Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar përpunuesit e qumështit dhe mishit, si dhe pikat shitëse të prodhimeve bujqësore, ku është njoftuar nga afër me gjendjen e prodhuesve bujqësor në këtë rajon dhe sfidat e rezultuara nga pandemia.
“Mbështetjen dhe motivimin e prodhuesve bujqësor do ta vazhdojmë në koordinim me Komunën në çdo kohë dhe ju njoftoj se tashmë kemi hartuar edhe programet mbështetëse të këtij viti, në të cilat do të gjejnë përkrahje edhe fermerët e Komunës së Gjilanit. Do të angazhohemi që bashkërisht ta përmirësojmë dhe fuqizojmë sektorin e bujqësisë”, ka thënë Ministri Mustafa.
Në anën tjetër, Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e falënderoi dhe e njoftoi ministrin për nevojat për përkrahje të fermerëve, me qëllim të zgjerimit të veprimtarisë së tyre./arbresh.info
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...