Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Komunën e Gjakovës, ku takoi kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini.
Kryetari Gjini, e njoftoi Ministrin Mustafa për gjendjen aktuale në këtë komunë, për sektorin e bujqësisë, si dhe për sfidat e fermerëve.
Me këtë rast, Ministri Mustafa tha se do të vazhdojë të japë maksimumin si Ministri, për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen fermerët e Gjakovës.
Ministri Mustafa i premtoi kryetarit Gjini, se brenda mundësive që ka Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do ta përkrahë Komunën e Gjakovës në të gjitha nivelet e mundshme.
Kryetari Gjini e falënderoi Ministrin Mustafa, duke e cilësuar vizitën si nxitje për fermerët që të angazhohen sa më shumë në lëmitë e tyre, në dobi të ngritjes së ekonomisë së Kosovës./arbresh.info/

Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...