Ministri Mustafa tregon objektivat për vitin 2019, premton mbështetje për Ushtrinë

10:39 | 19 Dhjetor 2018
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kanë raportuar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka treguar disa objektiva të tij në mandatin që do të ketë si ministër.

“Disa nga objektivat e mija janë parandalimi i korrupsionit, krimi i organizuar, trafikimi me njerëz, krimi ekonomik, nepotizmi. Do t’i jap vëmendje edhe luftimit të terrorizmit së bashku me partnerët ndërkombëtar. Rol të rëndësishëm ka edhe siguria në trafik ku do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe komuna. Kujdes të veçantë do t’i kushtoj edhe trafikimit me qenie njerëzore, koordinimin nacional për mbrojtje më të mirë për viktimat e trafikimit”, ka thëne ai.

Mustafa ka thënë se si ministër ka për detyre edhe lidhjet me institucionet ndërkombëtare.

“Kemi lidhje me forenzikën e Kroacisë, Italisë dhe në bisedime jemi edhe me atë të Turqisë. Po ashtu kemi punuar edhe me bashkëpunimin me qytetarë e veçmas me teknologjinë informative. Po ashtu kemi objektive për rritjen e kapaciteteve në Inspektoratet policore. Tek agjencioni i Kosovës për forenzika synohet shtini i kapaciteteve për laboratorë të ndryshëm. Pastaj avancimi i politikave tek migrimi,  tek mbikëqyrja e kufijve në zonën shengen.  Me zgjerimin e mandatit të FSK janë krijuar mandate të reja kështu që do të duhet të barten disa funksione nga FSK në agjencionin e emergjencave dhe rritja e kapaciteteve në këtë agjencion nuk do të mungoj”, shtoi ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale