Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë (FAO) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku bashkëbisedoi me udhëheqësin regjional të ngarkuar për Kosovë, Raimund Jehle të shoqëruar nga zyrtarë të FAO-s.
“Në takim, mes tjerash u diskutua rreth programit të FAO-s për rritjen e transparencës dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në qeverisjen e mirë dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe programeve kombëtare pyjore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, raporton arbresh.info.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi krijimin e kushteve të përshtatshme për legalizimin e drurit, tregtinë dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pyjeve.
Po ashtu, u fol edhe mbi prezantimin e menaxhimit shumë nivelesh të pyjeve dhe zinxhirëve gjithëpërfshirës të vlerës së pyjeve për zbutjen e varfërisë së grave dhe burrave rurale.
Temë tjetër ishte edhe organizimi i eventit për fillimin e projektit “Përkrahje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe adresimin e ndryshimeve klimatike në Kosovë”, i cili do të mbahet me 28 tetor në mënyrë virtuale./arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro