Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekurani Murati, priti sot në takim deputetët e Komisionit për Çështje të Punës dhe Sociale të parlamentit gjerman.
Takimi, sipas njoftimit, u fokusua në situatën ekonomike të vendit, me theks të veçantë në fushën e punësimit.
Ministri Murati e njoftoi Komisionin lidhur me kushtet e tregut të punës në Kosovë, duke përmendur rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve si një ndër të arriturat kryesore në këtë fushë.
“Deputetët gjermanë u njoftuan edhe lidhur me proceset që po ndërmerren nga aspekti administrativ, përfshirë këtu riorganizimin e Agjencisë së Punësimit, ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit të Punës e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.
Së fundmi, Ministri dhe deputetët gjermanë diskutuan lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira mes të dyja vendeve./Arbresh.info/
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...