Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për herë të parë në historinë e Kosovës, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur një realizim të plotë prej 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.
Murati theksoi se ky rezultat ka mundësuar financimin e shumë projekteve dhe angazhimeve, përfshirë pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik.
“Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti. Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro – shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet”, tha ai./Arbresh.info
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej
Tronditje për Barcelonën, ylli i katalunasve i hapur që t...
Deklaratat e Trump për të vendosur forca amerikane, ushtarët...