Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka komentuar kritikat për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë vendit.
Sipas tij, të gjithë kanë të drejt të kritikojnë, por që gjendja në emergjente në shëndetësi nuk mund të rregullohet brenda natës dhe se kjo do të vazhdojë edhe disa vjet.
Këto komente ai i bëri pas takimit me deputetin e Parlamentit Evropian nga Austria, Lukas Mandl.
“Këto probleme nuk janë krijuar më 16 nëntor, kanë qenë qe disa vite dhe kanë me vazhdu për disa vite. Nëse ju gazetarët e dini një mënyrë që brenda natës ta ndryshoni sistemin shëndetësor, ejani urdhëroni. Duhet infrastrukturë. Duhet të keni durim sepse mjekësia nuk mund të bëhet brenda natës. As nuk do të bëhet këtë vit dhe as vitin e ardhshëm. Unë po them që prisni 5-10 vjet që na me i pas strukturat tona që mjekësia jonë të bëhet pjesë e botës”, ka thënë ai para gazetarëve.
Ministri Latifi kohëve të fundit është kritikuar për udhëtimet e shumta jashtë vendit, ndërkohë që shëndetësia në Kosovë ndodhet në situatë kritike. /arbresh.info/
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...