Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, ka zhvilluar një takim me David Baker, Zv/ndihmëssekretarin amerikan për Mbrojtjen e Politikave Evropiane dhe të NATO-s, ku kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë.
Anushiq ka theksuar rëndësinë e pranisë së trupave amerikane në KFOR, duke vlerësuar se kjo është kyçe për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Evropës juglindore.
Ai ka theksuar se Kosova luan një rol të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të kontinentit.
“Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën juglindore është Kosova dhe se prania amerikane në KFOR është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Anushiq./Arbresh.info
Susreo sam se sa zamjenikom pomoćnika američkog ministra obrane za europske i NATO politike Davidom Bakerom. Posebno sam apostrofirao da je ključ sigurnosti na jugoistoku Europe – Kosovo i da je američka prisutnost kroz KFOR izuzetno važna. Istaknuo sam i da je Hrvatska snažno… pic.twitter.com/azYoX4vYvE
— Ivan Anušić (@ivananusic12) February 15, 2025
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...