Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, i shoqëruar nga përfaqësues të bizneseve të gastronomisë.
Në takim u diskutua rreth masave të reja, të marra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, në kuadër të së cilave preket edhe gastronomia.
Ministri Krasniqi e falënderoi kryetarin e OEK-së, Berat Rukiqin, që po i del në ndihmë institucioneve duke përfaqësuar zërin e bizneseve. Ai theksoi se bashkëpunimi i dyanshëm ka rëndësi të madhe në situatën aktuale në të cilën gjendemi.
Ministri i njoftoi të pranishmit se së bashku me Zyrën e Kryeministrit kanë krijuar një trupë të brendshme, e cila do të ndihmojë në sqarimin e paqartësive të bizneseve lidhur me masat e reja.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se është e rëndësishme të sqarohen edhe njëherë masat e reja për lokalet e gastronomisë lidhur me shërbimin “Delivery” dhe “Take away”, si dhe çështjen e lejimit të punës për pishinat e hapura.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë kërkuan ndëshkimin e lokaleve të cilat nuk i respektojnë masat kundër pandemisë CoVID-19, si dhe shprehën interesimin lidhur me atë se në çfarë mase do të subvencionohen këto biznese në kuadër të Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Gjatë takimit, ministri Krasniqi i informoi këta edhe për projektin, që do të implemetohet së shpejti, për punësim të të rinjve, të cilët do të paguhen nga Qeveria e Kosovës./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...