Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim nënkryetarin e Parlamentit Europian Rainer Wieland i cili ishte i shoqëruar nga Kryetari i Qytetit të Gerlingen Dirk Oestringer, Kryesuesi i grupit parlamentar të CDU-së, Oliver Nauth, Drejtori i Lehnhoff Hartstahl GmbH, Baden-Baden, Michael König, dhe ligjëruesi Johannes Blum.
Fillimisht, Ministri Krasniqi, i uroj mirëseardhje nënkryetarit Wieland duke e falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të tij për Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, e ka njoftuar nënkryetarin Wieland dhe anëtarët e delegacionit për iniciativat e MAPL-së për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies komunale, projektet ndërkomunale dhe ato ndërkufitare si dhe prioritetet për zbatimin e agjendës europiane.
Në anën tjetër, nënkryetari Wieland ka ritheksuar përkrahjen e tij për Komunat e Republikës së Kosovës duke përmendur disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim me nivelin lokal. /arbresh.info/
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Autoblindat ushtarake “Shota” pritet të prodhohen edhe në Ko...
Xhamat e ngrirë brenda veturës – pse ndodh dhe si ta z...