Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka pritur në takim Shkëlqësinë e Saj, Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Ministri Krasniqi, e uroi ambasadoren Ziv për detyrën duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushat me interes të përbashkët.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi Ministri Krasniqi, ka njoftuar Ambasadoren Ziv për iniciativat, projektet dhe prioritetet e MAPL-së duke përfshirë binjakëzimin e Komunave të Kosovës dhe Izrealit si mundësi e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit lokal.
Në anën tjetër, Ambasadorja Ziv, ka falënderuar Ministrin z. Krasniqi, për pritjen duke përmendur rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve./arbresh.info/
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...