Ministri i Shëndetësie Uran Ismaili përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se brenda dy viteve të këtij mandati qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se në kuadër të angazhimit tim, që sa më parë ta funksionalizoj Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, sot edhe zyrtarisht u kam dërguar kërkesë të gjithë akterëve të përcaktuar me ligj, për të propozuar emrat e tyre që do të jenë pjesë e bordit të këtij Fondi.
“Porsa të marr propozimet, më së largu më 12 mars, unë do t’i dërgoj emrat për miratim në Qeveri. Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës, do të jetë përgjegjës të mbikëqyrë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e punëve të Fondit”, ka shkruar Ismaili.
Ismaili, ka thënë se është detyrë e tij si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve të shërbimeve shëndetësore.
“Është detyrë e imja si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve në shërbime shëndetësore, andaj themelimi i këtij Bordi na ofron një hap më shumë drejt arritjes së këtij qëllimi.Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore”, ka shkruar Ismaili në facebook./arbresh.info.
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet në spital, mjekët flas...
Bashkimi fiton me rikthim ndaj Prishtinës, hap i madh drejt ...
Trepça fiton sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës,...
Pas paralajmërimit për padi, gazetari i FAZ-it: Kam raportua...