Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtiri.
Në këtë takim të dy biseduan veçanërisht për situatën e sigurisë në Komunën e Mitrovicës, një komunë me specifika të veçanta. Në takim u vlerësua se në këtë komunë ka një përmirësim të dukshëm të situatës së përgjithshme dhe një komunikim më të mirë mes të gjitha komuniteteve që jetojnë atje.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, e uroi për detyrën e re z. Sefaj dhe ofroi bashkëpunimin e tij dhe të komunës në projekte konkrete mes nivelit qendror dhe lokal./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës