Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka bërë me dije se kjo ministri me mbështetjen e UNDP-së ka shpallur të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë, ku pritet të punësohen 120 punëkërkues.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me mbështetjen teknike të UNDP, shpall të hapur Programin e Subvencionimit në Pagë, duke filluar prej datës 16 mars 2018. Ky Program do t’u ofroj punësim një vjeçar 120 të papunëve afatgjatë, të regjistruar në Zyrat e Punësimit, në të gjitha Komunat e Kosovës”.
“Me këtë rast, ftojmë kompanitë e sektorit privat të aplikojnë në Zyrat e Punësimit në komunat përkatëse, që të përfitojnë subvencionim prej 50 për qind të pagës mujore, për çdo person të papunë që punësojnë për periudhën një vjeçare. Afati i fundit për aplikim nga punëdhënësit dhe punëmarrësit është data 6 prill 2018 deri në ora 16:00”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...