Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se përderisa Serbia është duke prodhuar lajme të rrem për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, Republika e Kosovës ka akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.
Pacolli në Facebook ka shkruar se Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës.
Statusi i plotë:
Serbia prodhon lajme të rreme, ”fake neës”, për tërheqjen e njohjes nga Guinea Bissau, ndërkohë që Republika e Kosovës ka të akredituar ambasadorin e vet fuqiplotë në këtë shtet.
Kjo është ajo që po e përsëris në vazhdimësi. Kosova po vazhdon të korrë suksese mbi bazën e fillimit dhe kultivimit të marëdhënieve bilsterale me të gjitha shtetet anekënd botës, ndërkohë që Serbia, respektivisht Dacic dhe Vucic kënaqen me ”fake neës” që i shkruajn vet dhe pastaj i lexojn ato, nëpër mediat që në mënyrë diktatoriale i kontrollojnë vet.
Të dëshpëruarit janë edhe qesharakë.

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës